FJALOR FRAZEOLOGJIK DHE IDIOMA SHQIPE
Unë them me plot bindje se ky fjalor do t'i shërbejë nxënësit, gjuhëtarit, politikanit, tregtarit, profesorit, të huajit, filosofit, fundja do t'i shërbejë dhe këtij amerikanit që kërkon të mësojë idiomat dhe proverbat shqipe. Do t'i shërbejë atij që e do gjuhën shqipe me shpirt, do t'i shërbejë atij që e ka thënë fjalën, do të shërbejë atij që sheh emrin e vet apo të prindit të vet që kanë kontribuar në këtë Fjalor. Duhet qartësuar publiku se ky Fjalor i Shprehjeve Frazeologjike dhe Idiomave Shqipe nuk bën konkurrencë, është i tipit unik, ka natyrën e vet biologjike, pranon gabimet, sugjerimet. Do t'i shërbejë në falënderim Zotit- tek e fundit- përderisa këtu është derdhur me dekada një thesar gjuhësor teologjik për të faqebardhësuar një popull. Ky Fjalor tek e fundit ka ardhur dhe si rezultat i besimit, gjë e cila secili prej jush do ta vërejë nga fjala në fjalë nga faqja në faqe. Më vjen mirë që ky material voluminoz është parë nga specialistë të Gjuhës Shqipe si Prof.doc Valter Memisha të tjerë. Së fundmi kërkoj ndjese dhe të falur, pasi s'ka njeri pa gabime, por ajo që dua te theksoj, janë disa shprehje që tingëllojnë pak jo të mira nga estetika gjuhësore, unë u jam mundur që t'u ruhem sa më shumë, por meqë dhe ato janë pjese leksikore, mendoj që në gjuhëtari ndërtojnë atë pjesë që duhet të përfshihen me kujdes. "Ky Fjalor Frazeologjik dhe Idiomave Shqipe", përmbush ëndrrat e mia për t'u bërë ky libër, ku unë me plot vullnetin tim personal pasqyroj dashurinë dhe respektin për popullin dhe vendin tim. Qofshi të lumtur. Respekte. *** Me ndihmën e Krijuesit të Gjithësisë, për kënaqësinë e lexuesit tim të nderuar, këtë radhë u bë e mundur që të sjellim këtë Fjalor frazeologjik e idiomatik në një variant krejt ndryshe, shumë interesant e tërheqës, mbetemi me shpresë se çdokush do të gjejë vetveten në të duke ngelë i kënaqur. Më parë ka qënë emërtuar Fjalori Dragostunjës, në shenjë respekti për vendin dhe popullin e cila akoma vazhdon, ndërsa në variantin e ri me kërkesë të kohës, është titulluar Fjalor Frazeologjik dhe Idioma Shqipe përsëri me nëntekstin 'Enciklopedi Gjuhësore', përderisa është një vëllim akademik që mbulon të gjitha fushat kryesore të gjuhës së folur, në vende dhe periudha të ndryshme kohore sipas rendit alfabetik. Përmban kryesisht shprehje frazeologjike, idioma apo zhargone të cilat ofrojnë një gjuhë të mirëfilltë popullore, sipas vendit dhe kohës, të kaluar nëpër sita të ndryshme ...

Fjalor Frazeologjik dhe Idioma Shqipe
608
Fjalor Frazeologjik dhe Idioma Shqipe
608Product Details
ISBN-13: | 9798869186058 |
---|---|
Publisher: | Crescent Books |
Publication date: | 12/07/2024 |
Pages: | 608 |
Product dimensions: | 6.00(w) x 9.00(h) x 1.35(d) |
Language: | Albanian |