Nga veranda jote duket shtëpia ime

Nga veranda jote duket shtëpia ime

by Elvis Malaj
Nga veranda jote duket shtëpia ime

Nga veranda jote duket shtëpia ime

by Elvis Malaj

eBook

$5.00 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

Përktheu: Beti Njuma
“Nga veranda jote duket shtëpia ime” është përmbledhja e parë me tregime e autorit shqiptaro-italian Elvis Malaj. Në 12 tregimet e tij vërtiten dy botë sa të ndryshme, aq edhe të njëjta. Dy botë që ballafaqohen me njëra-tjetrën përmes gjuhës, botëkuptimit, emocioneve, traditës dhe risisë, të njohurës dhe të panjohurës.
Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit, por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg çdo shablloni.
Tregimet e tij nuk përfaqësojnë thjesht të qenit shqiptar, ato janë tregime për qenie njerëzore, që vuajnë, grinden, qeshin, bëjnë marrëzira, dashurojnë dhe urrejnë.
“Nga veranda jote duket shtëpia ime” u rendit si një ndër 12 kandidatët më të mirë të çmimit “Strega” 2018, çmimi më i rëndësishëm letrar në Itali.
“Të ndihesh mirë ose jo diku, nuk varet nga vendi ku je, por nga vetvetja. Kudo që shkon, merr gjithnjë me vete diçka që, në fund të fundit, e bën çdo vend njësoj si gjithë të tjerët.”
“Në tregimet e Malajt [...] matet gjithë largesa mes ëndrrës dhe realitetit, tregohet se ç'do të thotë ‘i huaj’ qoftë në Itali, qoftë në Shqipëri.”
Luca Formenton
“Prania e një narratori kryesisht të jashtëm dhe gjithëpërfshirës, së bashku me këndvështrimin ironik dhe zgjedhjen e një gjuhe të ngjyrosur nga një “realizëm i pisët”, krijon mundësinë për të ruajtur largesën e duhur (emocionale, por edhe kulturore) si nga shoqëria pritëse, ashtu edhe ajo amtare.”


Product Details

BN ID: 2940164275334
Publication date: 10/08/2020
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 740 KB
Language: Albanian

About the Author

Elvis Malaj ka lindur në Malësinë e Madhe, më 1990. Në moshën 15-vjeçare, shpërngulet në Itali bashkë me familjen e tij. “Nga veranda jote duket shtëpia ime” është vëllimi i tij i parë me tregime, botuar më 2017. Ka fituar çmime të ndryshme letrare për tregimet e botuara. Në maj 2020, u botua në Itali dhe romani i tij “Il mare è rotondo”. Sot, punon e jeton në Padova.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews